Topalli: Çdo ditë e vitit është për fëmijët
Pëlqej
Fëmijë të komunitetit rom u mblodhën në mjediset e sallës së Seancave Plenare në një aktivitet të organizuar nën kujdesin e KryetaresKuvendit, Jozefina Topalli me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve.

“Duhet të bëjmë gjithçka që cdo moment dhe çdo ditë për keta fëmijë të jetë e gëzueshme”, ishte premtimi i kryetaresKuvendit ndërsa dihet se strehimi, shkollimi dhe punësimi është një problem i mprehtë për komunitetin rom.

Kryetarja Topalli nënvizoi gjithashtu se Kuvendi është mbi të gjitha shtëpia e fëmijëve, të cilët janë e ardhmja dhe për këtë arsye në Kuvend janë miratuar shumë nisma ligjore, që synojnë përmirësimin e jetës, jo vetëm të fëmijëve, por të të gjithë shqiptarëve.
Shtuar më 20/11/2010, ora 14:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori