Topalli- Arifi: Votimi i tre ligjeve rrit mundesinë e thithjes së fondeve nga BE
Procesi i integrimit europian dhe partneriteti për thithjen e fondeve të BE-së për projekte rajonale ishin temat kryesore të bisedës mes Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli dhe Zv kryeministres së Maqedonisë, Teuta Arifi.


“Votimi në parlamentin tuaj i tre ligjeve të kërkuara nga Brukseli është shumë i rëndësishëm, pasi ata që humbin janë qytetarët. Si vend kandidat, Maqedonia përfiton fonde të shumta nga BE-ja dhe statusi rrit mundesinë e thithjes së fondeve që ndikojnë direkt në mirëqenien e qytetarëve.” u shpreh Arifi.

Kryetarja e Kuvendit tha se çështjen e statusit do e vendosin shqiptarët, të cilët në mbi 94 përqind duan vendin në BE.

Topalli theksoi se vendet e rajonit tonë duhet të rrisin partneritetin për realizimin e projekteve të mëdha infrastrukturore nga fondet e BE-së, pasi këto projekte janë punësim, janë mirëqenie, janë ekonimi, janë afrim më i madh politik e njerëzor mes vendeve tona.

Shtuar më 07/02/2013, ora 15:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori