Topalli apel Ramës: Liro menjëherë studentët!
Deputetja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli, përpos ish kryeministrit Berisha ka reaguar në rrjetet sociale në lidhje me goditjen me vezë ndaj Ramës.

"Liro menjëherë studentët shoku Rama! Sot studentët qëlluan me vezë Ramën.

Këto të rinj prej muajsh protestojnë kundra ligjit të arsimit të larte, që rrit tarifat për studentët dhe pasuron ca "universitete" private.

Keqtrajtimi dhe ndalimi i studentëve është sjellje prej frikacaku e pm!... Kjo e sotmja është fillimi!". /albeu.com/
Shtuar më 02/11/2015, ora 14:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori