Topalli apel opozitës: Votoni ligjet e integrimit
Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë seancës së sotme i ka bërë thirrje opozitës të bashkojë votat për miratimin e 3 ligjeve që i hapin rrugë integrimit të vendit në Bashkimin Europian.

“Do ishte njollë e madhe, ndaj ju ftoj të votojmë ligjet e integrimit, sikur të kishim votat nuk do ju lutesha, pa votat tuaja nuk plotësohen kushtet. Është në dorën tuaj dhe do ishte e pajustifikueshme kur PE diskuton për ne, ne mos të votojmë ligjet”, bëri thirrje Topalli. /albeu.com/
Shtuar më 15/11/2012, ora 12:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori