Topalli akuza PS: Për lidhjet tuaja me drogën ne ikëm nga Parlamenti
Deputetja e PD, Jozefina Topalli, ka akuzuar mazhorancën për lidhje me klanet e drogës. Në Kuvend ajo është shprehur se një deputet i shumicës, i pranishëm në seancë, u kap e më pas u lirua me një makinë me drogë në Vilun të Shkodrës.

"Pse keni frikë të përmendni emrin e Shullazit që u lirua, çfarë burrash jeni ju? Pse nuk e thoni që anëtari i atyre që u arrestua është kushëri i Hakmarrjes për Drejtësi. Më pëlqen që flisni për djalin e diktatorit. Për lidhjet tuaja me drogën, ne ikëm nga Parlamenti. Kush ishte deputeti që kishte lidhje me drogën në Vilun? Këtu e keni mes jush", u shpreh Topalli.

"Ku janë trafikantët e laboratorit? Ku janë kokat? Si ka mundësi që ministri ndërhyn në emisione dhe thotë kush jeni ju që flisni për laboratorin e drogës.

Keni dëgjuar ndonjë ministër të Brëndshëm që thotë se ka një laborator droge? Ne nuk jemi naivë që të mendojmë se bëhet trafik ndërkombëtar në Shqipëri, në buzë të rrugës, dhe të mos ketë garanci qeveritare. Kush i'a dha vizën e tij? Kush është ai drejtor i Elbasanit që nuk pa fare se ka një laborator droge?", tha më tej ajo. /albeu.com/
Shtuar më 29/01/2015, ora 11:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori