Top Channel ne zi, humb jeten presidenti i saj Dritan Hoxha
Albeu.com
Dritan Hoxha, presidenti i Top Media humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Albeu.com ngushëllon familjen e Dritan Hoxhës dhe Top Channel për humbjen e thellë.Aksidenti ndodhi rreth orës 01.50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Makina Tip Ferrari me targa DK 3892 H ka dalë nga rruga dhe është përplasur me një pemë. Dritan Hoxha, presidenti i Top Media, la pas familjen e tij, bashkëshorten tre vajza dhe një djalë të vogël i cili lindi vetëm një vit më parë. Albeu.com ngushëllon familjen e Dritan Hoxhës për humbjen e thellë e të pazëvendësueshmë të njeriut të tyre të dashur.

Dritan Hoxha, presidenti i Top Media humbi jetën në një aksident tragjik automobilistik sot në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01. 50 minuta në Bulevardin “Bajram Curri” në Tiranë. Sipas njoftimit të policisë makina Tip Ferrari ngjyrë e kuqe, me targa DK 3892 H, në pronësi të 37 vjecarit nga Tirana ka dalë nga rruga dhe pasi ka përshkruar në një hapsirë të plotë 82 metra, është përplasur me pemën 3.1 metra, në lulishten e lumit të Lanës. Për shkak të përplasjes së fortë makina është ndarë në dy pjesë dhe është shkatërruar tërësisht. Në vendin e ngjarjes, mbërritën forca të shumta policie, duke ndërhyrë menjëherë, për të dhënë ndihmën e parë 37 vjecarit. Dritan Hoxha ka gjetur vdekjen gjatë rrugës teksa dërgohej për Spitalin Ushtarak.
Shtuar më 23/05/2008, ora 15:26
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori