Vendi i dytë më i goditur në botë, shënon ulje numri i viktimave në Spanjë

Një lajm i mirë vjen sot nga Spanja. Eshtë ulur sërish numri i vdekjeve nga koronavirusi sipas raportimit të 24 orëve të fundit.

Numri sot ka shkuar në 301 viktima në 24 orët e fundit, shifër kjo më e ulet se ajo e një dite më parë, që shënoi 331 viktima.

Ne total numri i viktimave ne Spanje ka arritur ne 23.822.

Kurse, numri i personave te infektuar me koronavirus u rrit me 1.308, duke e çuar numrin total ne vend ne 210,773 te prekur.

Spanja është një nga vendet më të prekura në Evropë, por të dielën ajo raportoi numrin më të ulët të vdekjeve ditore pas me shume se nje muaji.

Vendi ka njoftuar lehtesim te kufizimeve te vendosura dhe per here te pare pas 6 javeshm femijet nen 14 vjec mund te dalin nga shtepite.


Shtuar 28.04.2020 10:21