"Top Channel", 3 herë më shumë të ardhura se TV kombëtare
Albeu.com
Të dhënat zyrtare të konfirmuara edhe nga tatimet tregojnë se "Top Channel" ka deklaruar 217 milionë lekë të ardhura për këtë periudhë, ndërkohë që televizioni "Klan", i njohur si kompania Media Tv, vetëm 30 milionë lekë, ose 7,2 herë më pak se "Top Channel".Qeveria e Kryeministrit Berisha, prej disa kohësh dhe mjaft intensivisht, po e ngarkon "Top Channel" me barrën e akuzës së rëndë si një ndër evazionistët më të mëdhenj fiskalë. Por fatkeqësisht asnjëherë, as Berisha dhe as vartësit e tij në Ministrinë e Financave, nuk kanë dhënë publikisht ndonjë shifër a ndonjë fakt që të vërtetojnë akuzat e tyre. Përkundrazi, "Top Channel" shpeshherë i ka bërë publike rezultatet e tij financiare, që janë të njohura zyrtarisht edhe nga vetë tatimet. Të dhënat më të fundit tregojnë se "Top Channel" në sektorin e medias ku dhe bën pjesë, është kontribuesi jo më i madh, por disa herë më i madh se operatorët e tjerë. E njëjta situatë paraqitet edhe në katër muajt e parë të vitit 2007. Të dhënat zyrtare të konfirmuara edhe nga tatimet tregojnë se "Top Channel" ka deklaruar 217 milionë lekë të ardhura për këtë periudhë, ndërkohë që televizioni "Klan", i njohur si kompania Media Tv, vetëm 30 milionë lekë, ose 7,2 herë më pak se "Top Channel". Ndërsa Radio Televizioni Shqiptar ka deklaruar si të ardhura për janar-prill 2007 vetëm 38 milionë lekë, ose 5,7 herë më pak se "Top Channel". Të dyja këto televizione së bashku, edhe pse njëri është televizion kombëtar dhe tjetri televizion publik, kanë deklaruar te tatimet për katër muajt e parë të këtij viti vetëm 68 milionë lekë, ose së bashku 3 herë më pak se "Top Channel" i vetëm. Pyetja që shtrohet tani është kush është evazori më i madh në fushën e medias? Të dhënat e bëra publike nga "Top Channel" tregojnë qartë për një diferencë të madhe ndërmjet të ardhurave të këtij televizioni dhe dy televizioneve të tjerë, të cilët gëzojnë edhe statusin njëri të televizionit kombëtar e tjetri të atij publik. Por tatimet duket se i kanë keqkuptuar me apo pa dashje këto të dhëna, pasi për muaj me radhë armatat e taksidarëve kanë zbarkuar njëra pas tjetrës në zyrat e "Top Channel" dhe kompanive të tjera që kanë lidhje me të.

Të ardhurat

"Top Channel" rezultoi si televizioni që raportoi të ardhura më të larta te tatimet edhe për vitin që lamë pas. Sipas të dhënave të bëra publike nga vetë "Top Channel" dhe që disponohen dhe njihen zyrtarisht edhe nga vetë tatimet, për 2006-ën televizioni "Top Channel" raportoi mbi 550 milionë lekë të ardhura, shifër kjo dy herë më e lartë nga ajo e Televizionit Publik Shqiptar dhe gati po kaq herë më e madhe nga ajo e televizionit "Klan". Në raport me "Media Vizion", "Top Channel" raportoi te tatimet 5 herë më shumë të ardhurat. E njëjta situatë paraqitet edhe për sa i përket numrit të të punësuarve. "Top Channel" ka të regjistruar në zyrat e tatim-taksave aktualisht 219 punonjës, nga 83 punonjës nga televizioni KLAN dhe 62 të raportuar nga "Media Vizion". Në raport me televizionin tjetër kombëtar, TVA, "Top Channel" numëron zyrtarisht rreth 9 herë punonjës më shumë.

Platformat satelitore

Për vitin 2006, "DigitAlb" deklaroi rreth 1,6 miliardë lekë, ose 17 herë më shumë se rivali i tij "Sat Plus". Edhe për sa i përket numrit të punonjësve, platforma më e madhe dixhitale në vend numëron afro 83 punonjës nga 19 të tillë që figurojnë të regjistruar nga "Sat Plus".



Të dhënat zyrtare të konfirmuara edhe nga tatimet tregojnë se "Top Channel" ka deklaruar 217 milionë lekë të ardhura për këtë periudhë, ndërkohë që televizioni "Klan", i njohur si kompania "Media Tv", vetëm 30 milionë lekë, ose 7,2 herë më pak se "Top Channel"


"Top Channel" ka të regjistruar në zyrat e tatim-taksave aktualisht 219 punonjës, nga 83 punonjës nga televizioni KLAN dhe 62 të raportuar nga "Media Vizion". Në raport me televizionin tjetër kombëtar, TVA, "Top Channel" numëron zyrtarisht rreth 9 herë punonjës më shumë


Për vitin 2006, "DigitAlb" deklaroi rreth 1,6 miliardë lekë, ose 17 herë më shumë se rivali i tij "Sat Plus". Edhe për sa i përket numrit të punonjësve, platforma më e madhe dixhitale në vend numëron afro 83 punonjës nga 19 të tillë që figurojnë të regjistruar nga "Sat Plus"


Tabela


Të ardhurat për 4-mujorin (milionë lekë)

Televizioni të ardhurat

TOP CHANNEL 217

RTSH 38

TV KLAN 30




Tabela 2

Të ardhurat për vitin 2006

(milionë lekë)

Televizioni të ardhurat

Top Channel 570

RTSH 300

KLAN 420

VIZION 140

Marre nga Gazeta Shqip
Shtuar më 01/06/2007, ora 14:31
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori