Tonelatat e kokainës nga Amerika Latine, kush është shqiptari i arrestuar në Spanjë (VIDEO)
Një 37 vjeçar me origjinë shqiptare, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti evropian, u arrestua nga policia spanjolle dhe u ekstradua drejt Italisë.
maxresdefaultSokol Memetaj, akuzohet për përfshirje në organizata kriminale me synim trafikun e drogës, ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga
Gjykata e
Firences.
Ai ishte dënuar në vitin 2013 me 6 vite
burg për akuza të ngjashme nga
Gjykata e Pordenone.
Arrestimi dhe ekstradimi i sotëm vjen në kuadër të operacionit “Los Blancos”, i kryer në shtator të vitit 2020, pas së cilës një “kartel” droge i përbërë nga rreth 30 shqiptarë, i quajtur “Kompania Bello”, u godit nga një operacion i gjerë policor në disa shtete,
Ata ishin përfshirë në importin e sasive të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit për operacionin e realizuar në shtator të vitit të shkuar:
Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar antidrogë, në bashkëpunim me homologët, i koordinuar nga Europol, Eurojust dhe Shërbimi i Bashkëpunimit Ndërkombëtar Policor.
Operacioni ndërkombëtar antidrogë i koduar “LOS BLANCOS”, i shtrirë në disa shtete, si Itali, Shqipëri, Belgjikë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Gjermani, Greqi, Holandë, Rumani, Hungari dhe Ekuador, për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikimit të drogave të forta, shkruan panorama.
Në Shqipëri operacioni është zhvilluar nga Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Vlorë, Lezhë, Durrës e Shkodër, me mbështetjen e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, të Njësisë së Kërkimit “Fast” dhe të Zyrës së Interforcës në Shqipëri.
Si rezultat i operacionit, në Tiranë, Vlorë, Lezhë e Durrës, janë kapur dhe arrestuar me
qëllim ekstradimi, 5 të kërkuar, konkretisht:
Në Tiranë është kapur dhe arrestuar me
qëllim ekstradimi shtetasi G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë,
Gjykata e
Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në
burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me
qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Vlorë janë kapur dhe arrestuar me
qëllim ekstradimi shtetasit E. J., 27 vjeç dhe J. Ll., 31 vjeç, pasi
Gjykata e
Firences, Itali, iu ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në
burg”, për kryerjen e veprës penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me
qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Në Durrës është kapur dhe arrestuar me
qëllim ekstradimi, shtetasi R. I., 33 vjeç, pasi
Gjykata e
Firences, Itali, i caktuar masën e sigurisë “Arrest në
burg”, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale”.
Në Lezhë është kapur dhe arrestuar me
qëllim ekstradimi shtetasi V. L., 40 vjeç, pasi
Gjykata e
Firences Itali, e ka dënuar me 24 vite
burg, për veprën penale “Shkelje e ligjit mbi drogat“.
Gjatë operacionit, Skuadra Mobile e
Firences dhe Shërbimi Central Operativ i Policisë, në bashkëpunim me skuadrat e tjera kompetente lëvizëse, organet e policisë të shteteve të Bashkimit Evropian në fjalë dhe Policinë e Shtetit shqiptar, kanë ekzekutuar masat e sigurisë “Arrest në
burg”, për 30 shtetas, për veprën penale “Pjesëmarrja në organizatë kriminale, me
qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.
Nga hetimet ka rezultuar se një shtetas shqiptar drejtonte një kompani të quajtur “KOMPANIA BELLO”, që merrej me importimin e ngarkesave të mëdha të kokainës nga Amerika e Jugut, të financuara nga grupe të rëndësishme të trafikantëve të drogës që veprojnë në të gjithë Evropën.
Hetimet kanë nisur në vitin 2015 dhe gjatë kësaj periudhe janë mbi pesë milionë e gjysmë euro dhe pothuajse 4 tonë kokainë që janë kapur dhe sekuestruar nga Policia.
Edhe gjatë këtij operacioni mjaft të rëndësishëm, Policia e Shtetit tregoi profesionalizëm në përmbushjen e detyrave gjatë gjithë fazave të operacionit, çka tregon edhe njëherë vendosmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar bashkërisht me homologët, krimin e organizuar dhe terrorizmin.
Shtuar më 27/01/2021,
ora 20:20