Tomini komenton shifrat e COVID-19 në vend dhe zbulon çfarë do të ndodhë këtë javë
Shifrat e larta të
rasteve të reja raportohen çdo ditë në vendin tonë, por mbetet i ulët numri i të shtruarve në spitale.
Ekspertët e shpjegojnë këtë më rënien e agresivitetit të koronavirusit, ndonëse në shumë shtete po merren masa të rrepta prej qarkullimit të variantit të ri.
Shefja e epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena
Tomini tha:
“Kemi ulje të vdekjeve dhe të hospitalizuarve. Ka transmetim komunitar dhe ndërkohë duket një ulje të agresivitet të shprehur që kërkon trajtim spitalor”.
E pyetur se si i shohin
ekspertët luhatjet e
kurbës së të infektuarve dhe rritjes së shifrave,
Tomini thotë se kjo situatë do të vijojë edhe për një javë:
“Pritet një tendence në rritje në këto tre
javët e parë të muajit Janar. Gjithsesi luhatjet e
kurbës epidemike janë edhe sjellje fiziologjike të virusit dhe varet nga hetimi epidemiologjik, numri i
rasteve që kërkojnë referencë. Prandaj hera herës kanë dhe luhatje të pozitivitet të konfirmuar kundrejt referimit”.
Shtuar më 17/01/2021,
ora 11:10