Shqiptari i dehur shkatërron tavolinat e lokalit në Itali dhe grushton klientët, arrestohet nga policia

Një shqiptar i dehur ka shkaktuar rrëmujë të madhe në një lokal në Itali. Ai është arrestuar në flagrancë nga policia teksa po përpiqej të hidhte një karrige në dritaren e lokalit. Më herët ai kishte dëmtuar tavolinat e pjesës së jashtme dhe kishte goditur me grusht një klient.

Mediet italiane bëjnë me dije se 52-vjeçari shqiptar është një emrë i njohur për policinë.

Në momentin e arrestimit ai ishte i gjakosur në fytyrë. Për këtë arsye u dërgua fillimisht në spital ku mori ndihmë mjekësore dhe më pas në komisariat.

Klientët e lokalit dhe pronari kanë dëshmuar se shqiptari kishte mbërritur i dehur dhe kishte filluar sherrin./Albeu.com.


Shtuar 4.09.2023 11:48