Tomini jep lajmin e mirë: Rimbursim për rastet e dyshuara kur tamponi del negativ
Eugena Tomin, drejtore e Epidemiologjisë në ISHP dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, duke komentuar rekomandimin më të fundit për të alternuar mësimin në arsimin para universitar me mësim online, tha se vlerësimi i specialistëve ka nxjerrë në fokus se për këtë grup moshë ka përhapje të ulët të COVID-19.

Znj. Tomini theksoi se, është rekomanduar mësim në distancë e alternuar me mësim në klasa në varësi dhe të zonave gjeografike ku përhapja e virusit ndryshon. Mjekja tha se, grup mosha që ka përhapjen më të madhe të COVID-19 është 20-35 vjeç.

“Për sistemin parashkollor është vërtetuar është shumë herë më i ulët pozitiviteti. Është gjykuar sipas skenarëve të Ministrisë së Arsimit që të alternohet mësimi online me pjesëmarrjen fizike”, tha ajo për Euronews.

Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve nga ana tjetër bëri të ditur se nuk do të ketë asnjë kufizim për sistemin parashkollor pasi për këtë grup moshë ka transmetueshmëri të ulët duke thënë se nga 5 deri në 15 vjeç kemi një pozitivitet që varion deri në 2%.

Lidhur me shqetësimet për grumbullimin e shumë personave në stacionet e transportit urban, znj. Tomini këshilloi të moshuarit që të shmangin udhëtimet me autobus për të minimizuar kontaktet.

Për kapacitet e tre spitaleve COVID-19, znj. Tomini gjatë intervistës për Euroneës Albania theksoi se aktualisht ka 15 deri në 18% të shtretërve bosh ndërkohë këtë javë pritet dhe hapja e spitalit covid-4.

Më pas faza tjetër do të jetë përfshirja e spitaleve rajonale, që aktualisht trajtojnë raste të formave të lehta të rasteve të dyshuara me covid.

Znj. Tomini tha se, rimbursimi i ilaçeve për rastet e dyshuara me coronavirus bëhen përmes recetave elektronike që plotësohen nga mjeku i familjes. Mjekja tha se rimbursimi ndodh edhe për rastet e dyshuara kur tamponi del negativ.

Rimbursimi bëhet edhe në rastet negative për raste e lehta dhe të mesme. Është mjeku i familjes që e klasifikon rast të dyshuar. Rimbursimi bëhet përmes recetave elektronike, ku me anë të një kodi që i shkon pacientit merr medikamentet në farmaci”, përfundoi znj. Tomini.
Shtuar më 25/11/2020, ora 18:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori