Tomini flet për skenaret e Komitetit Teknik: Mund të shtrëngohen masat!
Eugena Tomini, zëvendësministrja e Shëndetësisë, gjatë një interviste për Abc News tregoi dy nga skenarët e mundshëm që pritet të marrë Komiteti i Ekspertëve pas 2 ditëve.

Ndër të tjera, ajo nuk përmendi mundësinë e një lirimi të masave, duke thënë se mund të ketë vetëm "shtrëngim" ose "stacionim" të tyre.

"Tani kemi një zbritje të fashës së moshës që kërkon trajtim klinik. Deri në këto momente jemi stacionar në masat që jemi, por incidenca është e qëndrueshme. Për dy ditë Komiteti Teknik do dalë për rekomandim për shtrëngim apo stacionimmasave."

Tomini u shpreh se testimet janë katërfishuar që prej fillimit të pandemisë në vend dhe sipas saj, nëse do ketë më shumë raste të dyshuara katër laboratorët në dispozicion mund të kryejnë deri në 10 mijë testime në ditë.

Ashtu siç u njoftua deri në një vendim të dytë nga Komiteti i Ekspertëve në 25 shkurt, lëvizja do të jetë e kufizuar 20:00-06:00.
Shtuar më 23/02/2021, ora 22:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori