Rama flet për akademinë e barinjve: Po, ata që e kanë janë më budallenj?! 

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të buxhetit për 2022 ka folur më gjërë për bujqësinë, të cilën e konsideroi të sukssshme dhe në ditët e saj më të mira.

Rama deklaroi se në fshat njerëzit fitojnë më shumë të ardhura se në qytet, duke shtuar se shumë shpejt do të firmose marrëveshja me Maqedoninë  e Veriut dhe Serbinë për të tregtuar mishin dhe prodhimet blegtorale.

“Mund të bëjmë ne humor me akademinë e barinjve që në fakt tjerët e kanë, ata që janë më budallenj se ne. Kanë akademi peshkatarësh, të rritjes së bletëve etj. Cfarë do thotë kjo?

Që do mblidhen struktura të posacme cdo vit dhe do u japin informacion për tregun dhe mënyrën e funksionimit të marrëveshjeve. Ata duan t’u hapim rrugë për në Lindjen e Mesme për në Turqi, se Bashkimi Europian është histori tjetër dhe kërkon standarte të tjera…”- tha Rama.

Kryeministri Edi Rama:

Patjetër që do e hedhësh produktin se kush ta blejë trastën? Ose do dalësh në autostradë duke shitur me transtë. Në momentin që jeni të bashkuar jeni më të fuqishëm dhe secili në parcelën e vetë, por bashkë në shtije sepse kur të dilni për të shitur të keni me tonë jo me kunjtalë. Pastaj do të vijnë vetë grumbulluesi se nuk do vijnë ata shtëpi më shtëpi.

Shteti nuk shet domate dhe as nuk vendos cmime, ka mbaruar ajo kohë. Kemi arritur që për herë të parë do të kemi treg për kafshët e gjalla dhe prodhimet blegtorale përtej Shqipërisë. Me marrëveshjen që do firmosim, në hapësirën e Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, do të mund të tregtohet mishi dhe prodhimet blegtorale. Mund të bëjmë ne humor me akademinë e barinjve që në fakt tjerët e kanë, ata që janë më budallenj se ne. Kanë akademi peshkatarësh, të rritjes së bletëve etj. Cfarë do thotë kjo?

Që do mblidhen struktura të posacme cdo vit dhe do u japin informacion për tregun dhe mënyrën e funksionimit të marrëveshjeve. Ata duan t’u hapim rrugë për në Lindjen e Mesme për në Turqi, se Bashkimi Europian është histori tjetër dhe kërkon standarte të tjera.

Në fshat nuk duan të punojnë jo se nuk ka punë. Ata që punojnë marrin më shumë të ardhrua se ata që jetojnë në qytet. Nuk kam takuar asnjë infvestitor që nuk ka nevojë për punëtorë dhe nuk po i gjejnë. Këtu ka plot prej tyre që kanë vende pune sepse është rritur prodhimi. Le të dalë protesta e fermerëve por të dalin edhe këto rastet e suksesit që përmend unë se kur i sheh nga TV duket sikur të gjithë po vdesin. /albeu.com/

 

 


Shtuar 21.11.2021 11:34