Tom Doshi nuk ndalet: Do kandidoj në zgjedhje, madje në 4 qarqe!
Ish-deputeti Tom Doshi nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në një prononcim për BW, mësohet se ai ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të jetë ai kryetari i Partisë Social Demokrate në listat zgjedhore.

Doshi sqaron se në një mbledhje të strukturave të partisë është votuar që ai të jetë kryetar, por që vendimi në fjalë të marrë formë të prerë edhe në gjykatë duhet pritur data 19 shkurt.

Ish-deputeti shton se pas 19 shkurtit, pasi vendimi që ai është rikonfirmuar sërish në krye të PSD-së të marrë formë të prerë, do të jetë ai kryetari. Madje shton se do të garojë në katër qarqe.

Rikujtojmë së Tom Doshi është përmendur publikisht nga ambasadorja Amerikane në Shqipëri, Yuri Kim e cila e mori si shëmbull si një person që nuk duhet të lejohet të kandidojë në zgjedhjet e 25 Prillit.

Shtuar më 15/02/2021, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori