Tom Doshi "braktis" PS, zbulohet partia me të cilën do kandidojë për deputet
Pëlqej
Gjatë emisionit “Opinion” kreu i Partisë Social Demokrate, Skënder Gjinushi deklaroi se Tom Doshi do të kandidojë nën siglën e PSD-së në Shkodër.

Tom Doshi është përjashtuar nga Partia Socialiste një vit më parë kur deklaroi publikisht se ndaj tij po përgatitej një atentat, i cili sipas tij ishte urdhëruar nga kreu i Kuvendi Iilir Meta.

Ndër të tjera Gjinushi tha se në 18 qershor partitë e koalicionit të majtë do të shkojnë në zgjedhje.

Sipas tij, zgjedhje do të ketë patjetër pasi nuk mund të ndërrohen qeveritë dhe nuk mund të merren pushtetet pa zgjedhje.

Gjinushi tha se do të ketë përpjekje që PD të tërhiqet nga kushtet e saj, por edhe nëse nuk tërhiqet partitë do të shkojnë në zgjedhje. /albeu.com/


Shtuar më 21/04/2017, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori