Tom Doshi bashkë me Ramën në shenjtërimin e Nënë Terezës
Një ditë më parë, Tom Doshi ishte pjesë e delegacionit të politikanëve shqiptarë që ndoqën nga afër ceremonitë e organizuara nga Vatikani në fundjavë, së bashku me kryeministrin Edi Rama.

Në një status të tij në rrjetet sociale, Tom Doshi i shprehu ndjesitë që provoi, ndërsa ndiqte ceremonitë e shenjtërimit të Nënë Terezës. "Sot ishte nji dite e madhe për mue kur pashë shqiptarët e Shqipnisë, Malit të Zi, Kosovës dhe Maqedonisë të bashkuem prej Nanë Terezës e të njoftun prej gjithë botës. Përjetova nji moment të madh e të pashlyeshëm.

Shejtnimi i saj nga Papa Françesku dhe kenja e saj ikonë e humanizmit botnor e nderon çdo shqiptar. Me respekt T.D", ka shkruar ai në Facebook. /albeu.com/

Shtuar më 05/09/2016, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori