Toka per xhamine Burmali pasi te ndryshohet plani urbanistik
Albeu.com
Qeveria në seancën e ardhshme të marë vendim për të falur truallin në sheshin e Shkupit edhe për ndërtimin e xhamisë Burmali, kështu shkruan në kolumnën e saj në të përditshmen Dnevnik, nënkryetarja e BDI-së Teuta Arifi.Duke komentuar vendimin e qeverisë për t'ia dhuruar tokën shtetrore KOM për ndërtimin e kishës, Arifi shkruan se “Me këtë vendim Qeveria dhe sunduesi i saj kthehen disa shekuj mbrapa ose në shekullin e mesëm kur sunduesit dhuronin toka kishës për nevoja të ndryshme.” Andaj sipas Arifit,” Tani kur qeverisë i filloi mbarë të falin tokë për ndërtimin e kishës, atëhërë në seancën e ardhshme të Qeverisë duhet të dhurojnë tokë edhe për ndërtimin e xhamisë Burmali, pikërisht aty ku dhe janë themelet e saj.“
Zëdhënësi i Qeverisë Shefik Duraku, thotë se vendimi i qeverisë është i qartë dhe të njejtat kushte do të vlejnë si për kishën ashtu edhe për xhaminë. Në momentin kur të ndryshohet plani urbanistik nga komuna Qendër, në të njejtin moment edhe qeveria do të marë vendim për t’ia falur tokën BFI-së.
“Në momentin kur komuna Qendër do të sjellë vendim për ndryshime në planin urbanistik ku do të parashihet ndërtimi i xhamisë, në atë moment qeveria do të jep tokë ndërtimore njësoj si për ndërtimin e kishës ashtu edhe për ndërtimin e xhamisë.”, thotë Shefik Duraku, zëdhënës i qeverisë.
Duraku thotë se në të njejtën mënyrë është vepruar edhe me tokën që i është falur KOM-it. Fillimishtë komuna Qendër ka bërë ndryshimin e planit urbanistik dhe më pas qeveria ka vendosur të fal tokën shtetërore KOM. Me këtë, sipas Durakut, qeveria nuk cënon karakterin sekular të shtetit dhe do t'i trajtoj në të njejtën mënyrë të gjitha bashkësitë fetare.
“Për momentin qeveria më nuk ka asnjë obligim ndaj këtij projekti, pavarsisht se a bëhet fjalë për kishë ose për xhami, vetëm se qeveria do të ofrojë të njejat kushtet si për xhaminë ashtu edhe për kishën që të ruhet karakateri sekular i shtetit dhe shteti mos të përzihet direkt në çështjet religjioze ose fetare.”, shprehet zëdhënësi Shefik Duraku.
Nga komuna Qendër kanë paralajmëruar se do të shqyrtohet iniciativa dhe kërkesa e këshillit iniciativ për ndërtimin e Burmali Xhamisë në sheshin e Shkupit, i cili parasheh ndryshimin e planit detal urbanistik, me çka edhe do të qartësohet a do të lejohet ose jo ndërtimi i kësaj xhamie në vendin ku ka qëndruar deri në vitin 1925. (Melihate Rustemi, alsat)
Shtuar më 07/07/2009, ora 02:33
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori