"Toka e premtuar", arrestohet tironsi teksa transportonte 15 emigrantë (VIDEO)
Policia e Korçës ka vijuar operacionin "Perimetri", dhe ka goditur një tjetër rast në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Policia ka arrestuar një person i cili po ransportonte 15 emigrantë të paligjshëm dhe gjatë ndjekjes nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar.

U bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- A. SH., 35 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap nga shërbimet e policisë në afërsi të fshatit Blacë, Pogradec, duke transportuar me një mjet tip furgon në drejtim të Tiranës, 15 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Ky shtetas nuk i është bindur gjatë ndjekjes, urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por më pas u kap e neutralizua.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprat penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim" dhe "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik".
Shtuar më 16/08/2020, ora 09:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori