Bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda, vjen nga një martesë e përfundur në divorc, me pedagogun Thanas Xhillarin.
Nga martesa e saj e parë nga e cila ka edhe një vajzë, Rean, Linda Rama ka gëzuar një jetë luksi me një pasuri e cila kap milionat.
Linda Rama, në bashkëpronësi me ish-bashkëshortin ka pasur 5 shtëpi (secila mbi 100
metra katrorë), 4
sipërfaqe toke dhe 3 garazhe.
Sipërfaqja e 5 shtëpive të banimit rezulton 610,62
metra katrorë.
Sipërfaqja totale e tokës rezulton rreth 6000
metra katrorë, me një vlerë prej rreth 600 mijë euro.
Kurse vlera e 3 garazheve do të shkonte rreth 100 mijë euro.
Në total vlera e pasurive të paluajtshme të Linda Ramës rezulton të jetë rreth
2 milionë euro.
Theksojmë se në këtë vlerë nuk përfshihet vlera e pasurisë së paluajtshme, e krijuar gjatë këtyre viteve martese me Edi Ramën.
Pasuri e Linda (Lindita) Ramës?
Gjatë jetës bashkëshortore,
Lindita dhe Thanas Xhillari mësohet se kanë krijuar pasuri të konsiderueshme të paluajtshme, si më poshtë:
1-Vreshtë me
sipërfaqe 870
metra katrorë në Mjull Bathore. Pas divorcit kjo pasuri ka kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.
2-Apartament me
sipërfaqe 158.5
metra katrorë, në kufirin verior të Ambasadës së SHBA-së në Tiranë, pronë e krijuar në vitin 2001. Pas divorcit kjo pronë ka kaluar në pronësinë e Thanas Xhillarit.
3-Dy garazhe me
sipërfaqe 28.4
metra katrorë dhe 21
metra katrorë, pronë e krijuar në vitin 2003 dhe pas divorcit i ka kaluar Thanas Xhillarit.
4-Tokë arë, me
sipërfaqe prej 360 metrash katrorë në fshatin Qatos-Korçë. Pronë e krijuar në vitin 2005 dhe kaluar në pronësi të Thanas Xhillarit.
5-Apartament me
sipërfaqe prej 100 metrash katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me
Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet,
Lindita Xhillarit së bashku me
Ylli Çabirin, të cilët në gusht të vitit 2009 ia kalojnë Ertjan Çabirit.
6-Apartament me
sipërfaqe 103
metra katrorë në rrugën ‘Vaso Pasha’ (ish-bllok), pronë e krijuar në vitin 2008, në bashkëpronësi me
Ylli Çabirin. Pas divorcit, pjesa takuese e pronësi i mbetet,
Lindita Xhillarit së bashku me
Ylli Çabirin. Më 31 gusht 2009,
Lindita Xhillari e shet pjesën e saj të bashkëpronësisë duke mbetur kështu pronar i vetëm
Ylli Çabiri.
7-Apartament me
sipërfaqe 146.15
metra katrorë në rrugën ‘Pjetër Bogdani’, pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me
Ylli Çabirin. Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet,
Lindita Xhillarit dhe
Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009,
Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme,
Lindita Xhillari.
8-Garazh me
sipërfaqe 17
metra katrorë e ndodhur në rrugën "Pjetër Bogdani". Pronë e krijuar në vitin 2007 bashkë me
Ylli Çabirin.
Pas divorcit pjesa takuese e pronësi i mbetet,
Lindita Xhillarit dhe
Ylli Çabirit. Në 31 gusht të viti 2009,
Ylli Çabiri e shet pjesën e tij të bashkëpronësisë, duke mbetur kështu pronare e vetme,
Lindita Xhillari.
9-Apartament me
sipërfaqe 102.97
metra katrorë në Tiranë, rruga ‘Ismail Qemali’, pronë e krijuar nga
Lindita Xhillari në vitin 2006 dhe se pas ndarjes së pasurisë, të dy bashkëshortët kanë rënë dakord t’ia kalojnë vajzës së tyre, Rea Xhillari.
10-Tokë arë me
sipërfaqe 2582 metrash katrorë në Surrel, Tiranë, pronë e cila pas divorcit i mbetet
Lindita Xhillarit.
11-Tokë arë me
sipërfaqe 1955.5 metrash katrorë në Surrel, pronë që pas divorcit i mbetet
Lindita Xhillarit. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2018,
ora 10:08