Todorovit dhe Janakieskit u pengon fotografia e Adem Jasharit
Albeu.com
Fotografia e Adem Jasharit është shndërruar në mollë sherri mes ministrit të Arsimit Nikolla Todorov dhe drejtorit të Shkollës Fillore “Skënderbeu” në Haraçinë Ibrahim Ajvazi.Gjatë vizitës që javën e kaluar numri ‘një’ i Arsimit Nikolla Todorov dhe ai i Transportit Mile Janakievski të shoqëruar nga euro-ambasadori Fuere i bënë kësaj shkolle, ministri i arsimit ka kërkuar nga drejtori i Ajvazi ta largojë nga zyra e tij fotografinë e Adem Jasharit me pushkë në dorë. Këtë për ALSAT e konfirmon edhe vet drejtori i shkollës Ibrahim Ajvazi.
“Fotografia e Adem Jasharit që qëndron këtu tha nuk është e mirë këtu në zyre dhe duhet të largohet nga këtu, mirëpo reagimi im ishte i butë duke mos e marrë si serioze këtë punë, sepse një ministri i arsimit më tepër duhet t’i interesojnë kushtet në të cilat gjendet kjo shkollë, se sa fotografitë në zyre. Pas një periudhe kur vazhduam diskutimet unë i thash ministër Ju a e njihni kush është ky ose jo. I thashë ky është komandanti legjendar Adem Jashari dhe është për ne shqiptarët dhe për mua Skënderbeu i dytë dhe rrjedh prej gjakut të Skënderbeut”, u shpreh Ibrahim Ajvazi, drejtor i Shkollës Fillore “Gjergj Kastriot-Skënderbeu.
I kontaktuar nga ALSAT, ministri i Arsimit, Nikolla Todorov në linjë telefonike tha se në prezencë edhe të ambasadorit Fuere ka kërkuar të largojë atë fotografi, pasi sipas tij në një ambient ku mësojnë filloristët nuk duhet të ketë fotografi me armë pasi ajo shpie drejt dhunës. Drejtori i shkollës Ajvazi tha se edhe ministri i Transportit është shprehru kundër vendosjes së fotografisë së Adem Jasharit.
“Ai i transportit foli por mos ta marrim si shumë serioze sepse tha në dhomën tënde mund të vendosësh çka të duash, e unë i thashë zotëri kjo është dhoma ime për momentin sa jam unë. Unë askujt nuk i përzihem akujt se cilat fotografi i vendos, të Goce Dellçevit ose Pitu Gulit”, tha drejtori i Shkollës Fillore “Gjergj Kastriot-Skënderbeu, Ibrahim Ajvazi.
Drejtori i Shkollës fillore “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” tha se megjithë insistimet e dy ministrave, nuk e ka ndërmend ta largojë fotografinë e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. (alsat)
Shtuar më 14/10/2009, ora 21:13
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori