Todorov: Maqedonishtja te shqyrtohet nga Kushtetuesja
Albeu.com
Ministri maqedonas i Arsimit, Nikolla Todorov, mbështet vendimin për marrjen në shqyrtim të vendimit të maqedonishtes, nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Ky shqyrtim, sipas Todorovit është në të mirën e nxënësve, edhe pse për ekspertët e të drejtës kushtetuese, kjo punë tashmë është e qartë.
“Si ministër për Arsim dhe Shkencë, mbështes iniciativën e shqyrtimit të këtij vendimi nga Gjykata Kushtetuese, jo aq nga aspekti i ekspertët të së drejtës kushtetuese, sepse për ata puna do të jetë më e qartë, por më shumë nga aspekti i nxënësve. Prapëseprapë, kjo është një punë për të cilën Gjykata Kushtetuese duhet të deklarohet dhe ne do ta shohim logjikën e tyre të së drejtë...”, deklaroi Todorov.

Por nga ana tjetër ministri i Arsimit nuk pajtohet se në ligjin për arsim fillor parashikohet mësimi i maqedonishtes nga klasa e katërt, por se atë duhet ta ligjërojë një arsimtar lënde, dhe jo arsimtari kujdestar. Megjithatë Todorov tha se do të presë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. (alsat-m)
Shtuar më 03/06/2010, ora 21:27
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori