Todorov: Maqedonishtja e obligueshme
Albeu.com
Edhe përkundër iniciativave që morën organizatat joqeveritare dhe kryetarët e komunave, sipas ministrit të arsimit Nikolla Todorov, janë gjëra të kota dhe se maqedonishtja nuk do të hiqet.
“Me gjithë respekt them se maqedonishtja nuk do të hiqet nga plan program i klasës së parë, do të jetë e obligueshme që të mësohet. Më vjen keq që kryetarët e komunave thonë që do të bojkotohet ky vendim, pasi që fëmijët janë ata që do të humbin nga ky kundërshtim i vendimit”, tha Todorov. Ai gjithashtu shtoi se nuk ka kohë të merret me këtë problem që për atë nuk është aq i rëndësishëm. “Për momentin ka projekte dhe probleme shumë më të rëndësishme sesa kjo e bojkotimit të gjuhës maqedonase, andaj kisha apeluar deri te prindërit, drejtorët e shkollave dhe kryetarët e komunave që mos të bojkotohet ky vendim pasi që nuk është ngarkesë e madhe për fëmijët të mësojnë njoftimin e gjuhëve të reja”, tha Todorov. Ndryshe, të dielën ministri Todorov njoftoi projektin të cilin e organizoi së bashku me delegacionin e Austrisë, i cili projekt u mundëson studentëve të Maqedonisë të kryejnë doktoraturën në universitetet prestigjioze të Austrisë. Nga buxheti i Maqedonisë do të ndahen 300 mijë denarë në vit për këtë projekt. Sipas ministrit Todorov, ky projekt është i rëndësishëm për arsim pasi që këtyre studentëve u mundësohet të përparojnë në atë lëmi që do të doktorojnë. (lajm)
Shtuar më 18/01/2010, ora 19:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori