Todorov do te respektoje vendimin e Kushtetueses por nuk do te heq dore
Albeu.com
Duket se ministri arsimit Nikolla Todorov nuk ka pritur vendimin kundër të Kushtetueses për maqedonishten nga klasa e parë. Ai tha se si jurist është i çuditur nga vendimi i gjykatës, ndërsa u shpreh se si ministër tërësisht do ta respektojë vendimin.Sipas Todorovit, Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur kompetencë që të vendosë rreth këtij vendimi pasi vendimi i tij ka qenë akt drejtues sipas ligjit për procedure drejtuese. Ai poashtu tha se e respekton logjikën gjyqësore kushtetuese, sipas së cilës janë drejtuar gjatë marrjes së një vendimi të tillë.

Ministri Todorov tha se mbetet në qëndrimin e tij që maqedonishtja të mësohet nga nxënësit nga grupet joshumicë herët duke shtuar se në të ardhmen në pajtim me ligjin dhe me kushtetutën do të shqyrtohet se si do të mund të inkuadrohet mësimi i maqedonishtes dhe kjo brenda projektit për arsimin e integruar.
Shtuar më 14/07/2010, ora 18:10
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori