TMRO: Maqedonasit te mos shesin pronat ne zonat shqiptare
Albeu.com
Lëvizja politike maqedonase TMRO e afërt me VMRO-DPMNE-në në pushtet i ka bërë thirrje maqedonasve që të mos shesin pasuritë e tyre në komunat me shumicë shqiptare.Kryetari i kësaj lëvizje, Vanço Shehtanski theksoi se populli maqedonas në Çair, Butel, Tetovë, Gostivar, Mavrovë, Kërçovë dhe Strugë të mos bien pre e luftës psikologjike dhe të mos i shesin pronat e tyre atyre që siç thuhet “kanë para të panumërta me qëllim të formimit dhe lidhjes së territoreve të pastra etnike në territorin e Maqedonisë”.

Sipas kësaj lëvizje janë rritur fondet shqiptare në vazhdën e statusit final të çështjes shqiptare në Ballkan. TMRO tërheq vërejtjen se maqedonasit janë viktima të një eksodusi të ri dhe se kjo organizatë i bën thirrje institucioneve shtetërore që të ndërpresin shitjen e pronave me një ligj të posaçëm dhe investime në zonat ku komuniteti maqedonas është pakicë. (INA)
Shtuar më 21/04/2009, ora 02:24
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori