Hapen kutitë e para në Lushnjë, diferenca mes Eriselda Sefës dhe Eduart Sharkës

Në Lushnje ka nisur procesi i numërimit për zgjedhjet e 14 majit.

Nga 156 kuti janë numëruar dy deri tani dhe sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidatja e PS, Eriselda Sefa ka marrë deri më tani 280 vota, ose 57.85 %.

Nga ana tjetër, kandidati i Bashkë Fitojmë, Eduart Sharka ka marrë 204 vota ose 42.15 %.

 


Shtuar 15.05.2023 00:47