Tmerrohet korçari, hajdutën marrin kasafortën e zhduken
Pëlqej
Një kasafortë është grabitur në shtëpinë e një shtetasi në Korçë.

Burimet e Policisë bëjnë me dije se ngjarjen e ka denoncuar në Komisariat shtetasi me inicialet A.Sh, 60 vjeç, banues në Korçë.

Ai ka bërë kallëzim se persona të paidentifikuar, kanë hyrë në banesën e tij në lagjen nr 6 dhe kanë vjedhur kasafortën brenda së cilës ky shtetas, dyshohet të ketë pasur një shumë të konsiderueshme parash.

Mesohet se momentet kur ka ndodhur ngjarja, pronari nuk ndodhej në banesë.

Nga ana e Policisë, po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale: “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 18/08/2017, ora 14:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori