Kraja “ankohet” për fondet e SPAK: Në katër vite kemi siguruar 20 milionë euro të konfiskuara në bankë

Kreu i SPAK, Arben Kraja, ndërsa ka folur në Kryesinë e Kuvendit para deputetëve, ka theksuar se institucioni që ai drejton ka marrë më pak para nga buxheti i shtetit nga sa ka kërkuar.

Ai theksoi se në katër vitet fundit SPAK me vetëm dy procese ka siguruar 20 milionë euro të konfiskuara në banka.

Na është dhënë më pak se kemi kërkuar. Nëse ne kemi kërkuar totalin 273 nga janë dhënë 256. Një diferencë prej 15 punonjësish. Ka qenë ideja për të krijuar një sektor të ri për raportimet në BE. Për të forcuar sektorin e sistemit financiar, kemi propozuar të shtohet edhe një numër prej 7 të tjerë plus. Kemi pasur një praktikë pune që kemi marrë punonjës me kontratë të pjesshme qoftë në sektorin e personelit. Është parë e nevojshme që duet të ketë. Sa i përket byrosë krijohen disa sektorë të ri.

I qëndrojmë përsëri kërkesës. Nga pikëpamja e investimeve kemi kërkuar fond shtesë për shpenzime proceduriale për të bërë blerje të vogla. Kemi kërkuar një fond shtesë është një fond i vogël rresht 6 mln Vetëm me dy procese e kemi nxjerrë buxhetin për katër vite. 20 mln euro të konfiskuara në bankë., Kemi qenë edhe efektivë në punë. Jemi edhe modestë. Nuk po kërkojmë të investojmë diku. Kur i kemi marrë kemi ngritur laboratorë. Është edhe një objekt i ri që duhet t’i vihet në dispozicion SPAK-ut. Është një objekt i ish Ujësjellësit të Bashkisë së Tiranës.

Ka mbetur procedura te Ministria e Drejtësisë. Është një objekt përballë nesh. Në momentin që do e kemi në dispozicion do e shohim për ta përshtatur për nevojat tona. Për sistemet sepse nuk ka garancinë e sistemeve. Mendoj që mund të vlerësohet hap pas hapi. Edhe një kërkesës për Ministrinë e Financave. Herë pas here me akt normative është ndërhyrë në buxhetin e SPAK duke ndërprerë fonde të caktuara. Nuk kemi reaguar . Por duke filluar nga viti 2023 kjo nuk duhet të ndodhë më sepse kufizohet pavarësia e institucionit për të funksionuar”, deklaroi ai.