"Tmerri" i banorëve në Sarandë, ndiqen dhe arrestohen dy grabitësit
Policia e Sarandës ka arrestuar dy grabitës të dënuar edhe më parë për vjedhje.

Në kurthin e policisë ka rënë Mentor Bejko, 44-vjeç, lindur dhe banues në Gjashtë, Sarande me precedent të theksuar kriminal në fushen e vjedhjeve dhe Flamur Kalemi, i njohur me emrin ‘Eno’, 44-vjeç, lindur në Tepelenë dhe banues në Gjashtë, i dënuar më parë për vjedhje.

Dyshja u zbulua nga shërbimet e Livadhjasë pasi nuk iu bindën postbllokut të policise në fshatin Livadhja, dhe pasi janë ndjekur nga policia, për t’u kapur në fshatin Gjashtë.

Dyshohen për një sërë vjedhjesh të thjeshta dhe me dhunë në fshatrat e Bashkisë Finiq.
Shtuar më 14/06/2020, ora 22:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori