Tmerr për këmbësorët, i riu u sulej dhe i vidhte në mes të ditës
Policia e Durrësit ka vënë në pranga një të ri i cili ishte kthyer në makth për banorët e zonës në zonën e plazhit.

Policia ben me dije se ka finalizuar operacionin e koduar "Përsëritësi" dhe ka arrestuar shtetasin E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale "Vjedhja".

Sipas policisë, ky shtetas vidhte me dhunë nëpërmjet kanosjes me thikë, këmbësorët që kalonin për në zonën e plazhit.

Nga hetimet policia ka zbardhur se paku 4 vjedhe me dhune te ndodhura kohet e fundit.

NJOFTIMI:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve përpara përgjegjësisë penale, si rezultat i një pune të mirorganizuar, në kuadër të operacionit policor “Përsëritësi”, arrestuan shtetasin:

E. H., 29 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”.

Ky shtetas dyshohet se muajt e fundit ka kryer disa vjedhje me dhunë ndaj këmbësorëve, nëpërmjet kanosjes me thikë, të renditura si më poshtë:

– Më datë 10.05.2020, në lagjen nr. 14, te Ura e Dajlanit, i ka vjedhur me dhunë, 30.000 lekë, shtetasit R. Xh., 62 vjeç, banues në Arapaj, Durrës.

– Më datë 26.05.2020, në lagjen nr. 4, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit E. I., një aparat celular dhe shumën prej 6000 lekësh.

– Më datë 28.04.2020, në lagjen nr. 17/1, Durrës, dyshohet se i ka vjedhur shtetasit A. M., një aparat celular.

– Më datë 07.05.2020, në lagjen nr. 14, Durrës, dyshohet se nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur shtetasit G .S., shumën prej 22.000 lekësh.

Materialet në ngarkim të shtetasit E. H. i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Shtuar më 28/05/2020, ora 08:41

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori