Tmerr në Tiranë, ky është 20-vjeçari që u ther me thikë nga babai
Zbulohet identiteti i plotë i 20-vjeçarit të plagosur me thikë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në rrugën “Behlul Hatibi”, në Tiranë.

Është zbardhur identiteti I 20-vjeçarit që u plagos me thikë mbrëmjen e djeshme në banesën e tij.

Ngjarja ndodhi në Tiranë në rrugën “Behlul Hatibi” dhe mësohet se djali quhet Olsi Çika.

I riu ndodhet ende i shtruar në spital, pasi mbrëmë rreth orës 20:35 të mbrëmjes u godit me thikë nga i ati, Bujar Çika.

Deri më tani mësohet se plagosja ka ndodhur pas një sherri të fortë në banesën e tyre për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Më datë 04.10.2017, rreth orës 20:35, jemi njoftuar se në rrugën “Behlul Hatibi”, një shtetas është goditur me thikë nga i ati.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi O. Ç.,rreth 20 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, në banesë është goditur me thikë nga i ati, shtetasi Bujar Çika, rreth 57 vjeç.

Shtetasi i dëmtuar O.Ç ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi Bujar Çika është shoqëruar në ambientet e policisë për veprime të mëtejshme. /albeu.com/


Shtuar më 05/10/2017, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori