Lëkundje sizmike kanë zgjuar banorët e Kretës këtë mëngjes.
Ishulli grek është goditur nga tre tërmete këtë të hënë, me të fundin që është regjistruar rreth orës 09:11 (me orën lokale).
Tërmeti kishte një magnitudë 4.1 Rihter. Sipas Institutit të Gjeodinamikës, dridhja sizmike kishte një thellësi fokale 14.4 kilometra.
Ndërkohë dy tërmetet e mëparshme kishin magnitudë 3.8 Rihter dhe 2.7 Rihter. Sakaq deri më tani nuk janë raportuar dëme materiale./albeu.com/