Tmerr në Maliq, i moshuari vdes pasi shqyhet nga qentë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq.

Mësohet se një burrë i moshës 77-vjeçare ka humbur jetën pasi është shqyer nga disa qen.

Dëshmitarët në vendngjarje bënë me dije se gjithçka ka ndodhur ditën e djeshme, kur i moshuari Selami Mete doli si çdo ditë tjetër për të bërë një shëtitje në zone, shkruan JOQ.

Ai është sulmuar nga disa qen stani në pjesë të ndryshme të trupit. Pasi është transportuar në spital, i moshuari nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve të rënda dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ndërkaq, gjithë familjarët janë të tronditur nga kjo që ndodhi. Nga ana tjetër, në polici është shoqëruar një çoban, pronar i qenit të stanit, për të sqaruar gjithë ngjarjen. /albeu.com/

Shtuar më 03/10/2017, ora 13:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori