Tmerr në Itali, shqiptari dhe xhaxhai përdhunojnë tre vajza të mitura
Një shqiptar dhe një italian të cilët kanë abuzuar seksualisht me tre vajza të mitura kanë rënë në pranga.

Mësohet se 37-vjeçari romak me inicialet A.D dhe shqiptari me inicialet Z.L, 43 vjeç kanë abuzuar me 3 vajza, të cilat ishin mbesat e italianit. Ata e kishin italianin xhaxha, ndërsa shqiptari ishte mik i familjes.

Si fillim policia e ka pasur shumë të vështirë të hetojë dy personat sepse konsideroheshin si të besuar të familjes së vajzave.

Por ka qene vajza më e madhe e fëmijës ajo që ka marrë guximin dhe ka bërë denoncimin në polici. Ajo mësohet se u ka dhënë kurajo dhe dy motrave me te vogla për të folur rreth abuzimit seksual, shkruan ilroma.net.

Ndërsa thuhet se të arrestuari kanë përfituar në momentet që kanë qenë vetëm me vajzat në shtëpi në mënyrë që t’i detyronin të duronin ngacmimet e tyre, që ishin në formën e shenjave dhe deklaratave të dashurisë. /albeu.com/




Shtuar më 11/10/2017, ora 22:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori