Tmerr në Fier, bujku gjen kufomën e një njeriu në tokën që punonte
Një person i pajetë është gjetur në parcelat e mbjella të një shtetasiFier.

Sipas informacionit paraprak, sot rreth orës 10:15, në fshatin Baltëz, Fier, shtetasi F.Xh duke punuar në parcelën e tij të mbjellë me kulturë bujqësore, ka gjetur të vdekur shtetasin Safet Veizi, 70 vjeç, banues në fshatin Baltëz.

Ky i fundit ishte shpallur në kërkim më datën 04.08.2017 për “Largim nga banesa”.

Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 26/08/2017, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori