Tmerr në Elbasan, nipi godet me thikë xhaxhain dhe tenton t’a djegë me benzinë...
Një ngjarje me fund fatal është parandaluar në Elbasan.

Shtetasi 26-vjeçar Besnik Zika 26-vjeç banues në Durrës akuzohet se në fshatin Përvallë për shkak të konfliktëve të pronësisë ka tentuar të djegë me benzinë banesën e xhaxhait të tij, M.Z., 70 vjeç si dhe më pas e ka goditur atë me thikë.

Shtetasi M.Z., pasi mori ndihmën mjekësore në spitalin e Librazhdit, u largua në banesë.

Gjithashtu dyshohet të ketë goditur me grushta bashkëshorten e xhaxhait shtetasen I.Z., 63 vjeçe dhe nusen e djalit të xhaxhait shtetasen A.Z., 36 vjeçe banuese në fshatin Përvallë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale
“Dhuna në familje” dhe “Shkatërrimi i pronës me zjarr, mbetur në tentativë” parashikuar nga nenet 130/a/3, 151 dhe 22 të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 24/08/2017, ora 09:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori