Tmerr në Durrës, burri vret gruan me mjete të forta
Një ngjarje e tmerrshme ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës ku një burrë ka vrarë bashkëshorten e tij.

Gjithcka ka ndodhur pas një konflikti në familje.

Njoftimi i policise:

Durrës
Informacion paraprak

Më datë 08.06.2018, rreth orës 19:55 në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës ka shkuar e lënduar në kokë dhe ndërruar jetë shtetasia A. Sh. 40 vjeçe banuese në lagjen Nr. 15, Durrës.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se autor i dyshuar është bashkëshorti i saj, shtetasi Ç.Sh. 42 vjeç, i cili e ka goditur me mjete të forta.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Policisë Durrës, i cili po pyetet mbi rrethanat e ngjarjes.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/06/2018, ora 23:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori