Tmerr në Delvinë, maskat dhunojnë dhe grabisin të moshuarin
Një grabitje me dhunë ka ndodhur në Delvinë ku një 72-vjeçar është dhunuar nga personat e maskuar dhe grabitur me dhunë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Muzinë të Delvinës.

Sipas policisë një person i maskuar ka hyrë në orën 03:00 të mëngjesit në banesën e Kosta Shapo, ku ky i fundit jetonte i vetëm.

Grabitësi i ka bërë fillimisht presion dhe me pas e ka goditur në fytyrë e stomak, ndonëse Shapo ishte invalid (ka vetëm një këmbë). Autori ka arritur t’i marrë tre kartmonedha 5000 leke, në total 15 mijë leke të reja dhe është larguar.

Ndërkohë, sapo u njoftuan për ngjarjen, forca të shumta policore dhe ambulanca mbërritën në shtëpinë e të moshuarit.

Sakaq, kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes. Po kështu mësohet se 72-vjerçari është nisur me urgjencë drejt spitali të Delvinës për të marrë ndihmën e nevojshme. /albeu.com/
Shtuar më 21/12/2017, ora 09:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori