Kongresmeni amerikan i bashkohet protestës së Lulzim Bashës

Në mbështetje të Lulzim Bashës dhe protestës së opozitës vjen reagimi i radhës nga SHBA-të.

Kongresmeni amerikan Trent Kelly në një letër drejtuar Lulzim Bashës dhe Fatmir Mediut shpreh shqetësimin për situatën politike në vend dhe mbështet kauzën e opozitës që kërkon zgjedhje të lira dhe demokratike.

Kelly thekson shqetësimin për trafikun e narkotikeve, krimit te organizuar dhe manipulimit te zgjedhjeve.

“Sot jam i shqetësuar për situatën e Shqipërisë si një vend anëtar i NATO-s. Informacione zyrtare dhe media kanë denoncuar kultivimin dhe trafikimin e drogës. Kjo përbën rrezik për demokracinë dhe shtetin ligjor. Zgjedhjet parlamentare janë parashikuar të mbahen më 18 qershor. Në dijeninë time, nuk është ndërmarrë asnjë nismë për rekomandimet e OSBE/ODIHR.

Unë mbështes fuqimisht qytetarët shqiptarë dhe kauzën e tyre për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Qytetarët shqiptarë duhet të dinë se kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara në kauzën e tyre të drejtë për lirinë, demokracinë dhe sundimin e ligjit”, thuhet ndër të tjera në letrën e kongresmenit amerikan./Albeu.com/
Shtuar më 08/03/2017, ora 22:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori