Tjetërsoi pronat në bregdet, arrestohet drejtori i Kadastrës në Durrës
Ditën e sotme policia ka vënë në pranga drejtorin e KadastrësDurrës, Liridon Pula.

rrestimi i tij është bërë mesditën e sotme në zyrën e tij, pasi gjykata ka caktuar masë sigurimi “arrest me burg”. Ai dyshohet për abuzime me regjistrimin e pronave.

Dyshohet se Liridon Pula, së bashku edhe me zyrtarë të tjerë, kanë tjetërsuar dhe abuzuar me pronat, kryesisht në bregdet.

Njoftimi i policisë për arrestimin e Pulës:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë ekzekutuar masën e sigurisë “Arrest me burg ” për veprën penale

“Shpërdorimi i detyrës” dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës në ngarkim të shtetasit L.P., 36 vjeç, banues në Tiranë, Drejtor i Agjensisë Shtetërore të Kadastrës Durrës.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./albeu.com/
Shtuar më 01/10/2019, ora 17:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori