Tjetër skandal tek Unaza e Re, miku i Taulant Ballës do të ndërtojë rezidencë 60 milion euro (FOTO LAJM)

Nuk kanë të mbaruar skandalet tek Unaza e Re. Pas tentativës për të vjedhur 18 milion euro përmes një firme fantazëm, një tjetër skandal del në dritë nga projekti për prishjen e qindra shtëpive në zonën e Unazës së Re si edhe lumit të Lanës që kalon aty pranë.

Deputetët e opoitzës, Jorida Tabaku e Gazment Bardhi publikuan dokumentet për të vërtetuar denoncimet e projektit të Unazës së Madhe.

Ata publikuan me fakte ndryshimin e planit urbanistik të Tiranës për ti hapur tokë ndërtimi atij që PD e emërton si ish-trafikanti Edmond Bego, i cili ka një miqësi të vërtetuar me Taulant Ballën.

Partia Demokratike denoncoi se Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë ndryshuar në 2017-n planin urbanistik të Tiranës, për të favorizuar projektin lluksoz 60-milionë eurosh, sipas tyre, të trafikantit të dënuar, Edmond Bego. (dokumentat më poshtë)

Tabaku deklaron se Edmond Bego ka parashikuar të ndërtojë një kompleks rezidencial luksoz tek zona e Unazës së Madhe, konkretisht në zonën e njohur si ish-Serat, të privatizuar nga Bego 2 vite më parë me firmën e Arben Ahmetajt.

“Për llogari të këtij projekti të trafikantit të drogës, Edi Rama dhe Erion Veliaj:kanë ndryshuar Planin Urbanistik të Tiranës dhe rrjedhën e lumit Lanë duke bërë që të dëbohen nga shtëpitë të paktën 200 familjeve” – tha Tabaku duke nxjerrë para publikut haratat se si ka qenë plani dhe si është ndryshuar në favor të ndërtimit gjigand të Edmond Begos.

Sipas Gazment Bardhit, kjo tokë përfshin 30 mijë metra katror dhe investimi fillestar do të shkojë 60 milionë euro.

“Kompleksi rezidencial, është paraqitur prej Edmond Begos në Bashkinë e Tiranës, ku kanë nisur procedurat e pajisjes së tij me leje ndërtimi.” – u shpreh Bardhi.

Në galerinë e mësipërme mund të shikoni si ishte projekti për lanën dhe si u bë pas blerjes së tokës nga Bego.
Shtuar më 19/12/2018, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori