Tjetër skandal, 2 persona thyen perimetrin e sigurisë e hynë në pistën e Rinasit
Janë zbuluar detaje të tjera në lidhje me perimetrin e sigurisë së Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza” kur kanë kaluar dy ditë nga grabitja e një shume të konsiderueshme parash të një banke të nivelit të dytë.

Kështu, burime brenda Policisë tregojnë për “Panoramën” se para disa javësh, dy persona, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, arritën që të thyenin perimetrin e sigurisë së aeroportit. Personat në fjalë ishin në këmbë, pa automjet, por arritën që të kapërcenin rrethimin e pistët dhe të hynin në të.

Ata u konstatuan nga ICTS-ja, e cila patrullon dhe pistën. Dy personat arritën deri te shkallët a acvionit, por u ndaluan pa hipur në të. Gjatë seancës së marrjes në pyetje në Polici, dy personat dolën me një arsye disi të dyshimtë.

Ata u shprehën se nuk kishin para të blinin biletë dhe se hynë në pistë për të kapur një avion dhe për të dalë jashtë vendit. Kjo ngjarje nuk është bërë e ditur më parë dhe zbulohet nga mediat vetëm pak ditë pas grabitjes spektakolare. Nga kontrolli fizik, ushtruar dy personave në fjalë, nuk u gjet asnjë objekt i paligjshëm./Albeu.com/


Shtuar më 02/07/2016, ora 18:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori