Tjetër ''rrjedhje'' nga LSI, kandidati i Tiranës kërkon mandatin e deputetit
Një tjetër kandidat nga listat e LSI ka kërkuar të marrë mandatin e deputetit në KQZ.

Ramazan Gjuzit nga lista e Tiranës, plotëaon 17 vendet duke u kryer kështu zëvendësimi i të gjithë deputetëve të cilët dogjën mandatet.

Ndërkohë nga PD-ja janë plotësuar 23 vende duke mbetur bosh 18 karrige.

Deri më tani janë 39 deputetë të opozitës që kanë zënë karriget, nga 58 që dogjën mandatet.

Gjuzi ka më herët ka mbajtur postin e drejtori i Shtëpisë së të Moshuarve në Tiranë, inspektor arsimi në qarkun e Tiranës, drejtor arsimor, kryetarë komune në Bërzhitë, si dhe drejtor në disa shkolla 8-vjeçare në qarkun e Tiranës.
Shtuar më 27/05/2019, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori