Tjetër projekt për vijën bregdetare, gati konkursi për Orikum-Llogara
Pëlqej
Pas ndërtimit të bulevardit të njohur si lungomare,
kryeministri Edi Rama ka njoftuar hapjen e një tjetër konkursi sa i përket vijës bregdetare të Vlorës.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama shprehet se projekti i radhës do të jetë një projekt i integruar për vijën bregdetare Orikum-Parku Kombëtar i Llogarasë.

“Pas projektit të vijës bregdetare të Vlorës së shpejti konkursi për projektin e integruar vija bregdetare e Orikumit-Parku Kombëtar i Llogarasë”, shkruan Raman në rrjetin social Facebook. /albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori