Tjetër përplasje Rama-Vuçiç
Kryeministri i Serbisë Aleksander Vuçiç ka patur një tjetër përplasje me homologun shqiptar Edi Rama. Këtët herë ata nuk janë konfliktuar ballë për ballë, por në distancë.

Kreu i qeverisë serbe ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit shqiptar të disa ditëve më parë se po punohet për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën.

Pa e analizuar kontekstin dhe tërësinë e kësaj deklarate, Vuçiç ka reaguar me një postim në Twitter, duke e cilësuar një sjellje të tillë si përpjekjen e rradhës të shqiptarëve për ta destabilizuar rajonin.

Ngjall habi një koment i tillë, i cili vjen si rezultat i mbledhjeve të përbashkëta qeveritare ndërmejt Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat janë kundërshtuar edhe më parë nga zyrtarë të lartë serbë, të cilët i konsiderojnë si një provokim.

Nuk kuptohet përse ndihen kaq të provokuar serbët, kur edhe ata vetë bëjnë rregullisht mbledhje të përbashkëta qeverish mes Maqedoninë, apo Malin e Zi dhe askush nga faktori shqiptar nuk e ka konsideruar ndonjëherë një gjë të tillë si provokim. /albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 13:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori