Tjetër makinë shkrumbohet nga flakët, shpëton për mrekulli shoferi
Një makinë ka marrë flakë në ecje, teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë- Durrës, në afërsi të Vorës. Makina, ashtu siç tregojnë pamjet, është djegur plotësisht dhe ka nxjerrë një re të madhe tymi.

Ende nuk janë mësuar detaje në lidhje me ngjarjen apo nëse janë lënduar personat që ndodheshin në makinë.

Kujtojmë se këto ditë në Shqipëri të shumta kanë qenë rastet e marrjes flakë të makinave për shkak të problemeve teknike, të nxitura këto edhe nga temperaturat tejet të larta që ka përjetuar i gjithë vendi.

Vetëm pak ditë më parë një burrë u dogj i gjallë në makinë pas një aksidenti dhe marrjes flakë të automjetit.
Shtuar më 17/08/2019, ora 20:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori