Tjetër incident me eskortën e Berishës
Një tjetër incident është regjistruar me eskortën e kryeministrit Berisha. Kësaj radhe një makinë ka gërvishtur makinën e kreut të qeverisë i cili po udhëtonte në aksin nacional Tiranë-Rinas, në kryqëzimin e Bërxullit.

Mësohet se mjeti në të cilin udhëtonte çifti i ri ka tentuar që të parakalojë eskortën e Kryeministrit. Në tentativë e sipër, drejtuesi ka humbur kontrollin dhe aksidentalisht ka fërkuar makinën superluksoze të Berishës, duke i shkaktuar gërvishtje të lehta. Ngjarja ka shkaktuar panik te kreu i qeverisë dhe shoqëruesit e tij.


Këta të fundit kanë ndërhyrë menjëherë për të neutralizuar çiftin, ndërsa Berisha ka vijuar rrugën për të mos humbur takimin me elektoratin e Mirditës. Drejtuesi i mjetit, me shoqëruesen e tij, u dërguan në Komisariatin Nr. 5, të cilët janë marrë në pyetje për një kohë relativisht të gjatë. Para grupit hetimor ata janë shprehur se nuk kanë pasur asnjë tendencë ndaj Kryeministrit dhe që gjithçka ka qenë aksidentale.
Shtuar më 11/06/2013, ora 12:21

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori