Tjetër goditje për Bashën, Sazan Guri braktis listën e PD-së
Sazan Guri u bë pjesë e listës së PD-së në Berat, por 1 ditë pas publikimit të listës ka deklaruar se nuk e gjen vetën në listë duke hequr dorë.

Sipas tij, në Shqipëri fati ende nuk vazhdon të jetë me njerëzit e dijes. Ai thotë se nuk mund të jetë në një vend me ata që e shohin parlamentin si vend për t’i dhënë punë vetes dhe të rrisin bizneset.

STATUSI I SAZAN GURIT

Miq dhe dashamires,

Falënderimi im qëndron për te gjithë ju qe s’keni reshtur me dëshirën e mire për te me uruar, me pretendimin e madh per te qene pjese e zgjidhjes se atyre çështjeve qe deri sot i kemi bere nga jashtë dhe neser e tutje mund t’i bënim nga brenda.

Por, fati ne Shqipëri ende nuk vazhdon te jete me njerezit e dijes, megjithese guxuam te ishim pjese e politikave per mbrojtjen e te pambrojturve dhe jo pjese e politikave per te bere biznes.

Do e falja nje figure politike para njerezve te mendimit, por s’mund te vazhdojme me me ata qe e shohin parlamentin si vend per ti dhene pune vetes dhe jo te tjereve, si vend qe rrisin bizneset dhe fitojne, packa qe te tjeret humbasin.

Ne keto kushte, as nuk e gjej dhe as nuk e krahasoj veten, ndaj vendosa te terhiqesha zyrtarisht nga kjo gare. Me shprese se kohe me te mira do te vijne, uroj qe zgjedhjet dhe parlamenti i ri te eci mbare !
Me respekt

Sazan Guri

Shtuar më 28/05/2017, ora 14:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori