Tjetër atentat në kryeqytet
Një i vdekur dhe një i plagosur. Ky është bilanci i radhës gjatë një atentati ku dyshohet se objektivi ishte i plagosuri Elidon Fusha.

Viktima e ngjarjes së radhës është shtetësja Majlinda Hoxha. Ngjarja ka ndodhur në zonën e ish-bllokut, një nga zonat më të populluara gjatë orëve të natës në kryeqytet.

Policia, në rrugë jo zyrtare, raporton se personi i plagosur njihet si një ndër njerëzit e përfolur tre vite më parë për një ngjarje tjetër kriminale. Konkretisht, i plagosuri ka dyshime se është përfolur për një plagosje në vitin 2009. /albeu.com/
Shtuar më 10/09/2013, ora 10:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori