Tjetër surprizë nga Eagle Mobile
Albeu.com
Tarifa më e re e Eagle Mobile Riniring, vazhdon t’u sjellë abonentëve avantazhe dhe surpriza të bukura. Përmes një deklarate për shtyp, Eagle Mobilë bën të ditur se gjatë muajit Tetor, kompania do tu jap një mundësi të re abonentëve riniring.Tarifa më e re e Eagle Mobile Riniring, vazhdon t’u sjellë abonentëve avantazhe dhe surpriza të bukura. Riniring, duke ofruar tarifa shumë të përshtatshme si 1 lek për 1 SMS dhe 3 lekë për 1 minutë, gjatë fushatës së muajit Shtator u dha mundësinë dhe kënaqësinë 1000 shqiptarëve të ndiqnin drejtpërdrejt koncertin e divës së popit Madona në Budva të Malit të Zi.

Përmes një deklarate për shtyp, Eagle Mobilë bën të ditur se gjatë muajit Tetor, kompania do tu jap një mundësi të re abonentëve riniring. 67 persona në fillim të muajit Nëntor do të fitojnë nga 670 orë (4020 minuta) falas secili dhe 670 persona të tjerë do të fitojnë secili dhe do të mund të dërgojnë brenda muajit të ardhshëm 6700 mesazhe të shkurtra (SMS) falas brenda riniring. Abonentët aktivë riniring, mund të dërgojnë një SMS që kushton vetëm një lek në numrin 15190 duke shënuar aty: EMRIN-MBIEMRIN, MOSHËN dhe nëse ka ADRESËN ELEKTRONIKE (E-MAIL) dhe të bëhen pjesë e fushatës.

Kjo fushatë zgjat mes datave 01 - 30 Tetor 2008 dhe përzgjedhja do të kryhet më 31 Tetor në një ceremoni të hapur për gazetarët. Theksojmë se për çdo abonent do të jetë i pranueshëm vetëm një mesazh aplikimi (SMS). Pra çdo SMS tjetër nga i njëjti numër do të quhet i pavlefshëm dhe i panevojshëm.

Abonentëve me fat do tu ngarkohen orët falas dhe SMS-të më datën 01 Nëntor 2008 dhe do të jenë të vlefshme deri më 01 Dhjetor 2008. Abonentët duhet të kenë aktiv numrin e tyre riniring ditën e parë të Nëntorit që të përfitojnë nga orët apo SMS-të falas. Eagle Mobile garanton se jo vetëm me tarifat e veçanta që ofron për abonentët, do të vazhdojë me fushata të reja surprizuese punën e saj përballë opinionit shqiptar.

Eagle Mobile konfirmon se aktualisht mbulon 96.7 përqind të popullsisë dhe 89.32 përqind të territorit të Republikës së Shqipërisë. Kompania thekson se kjo është një ndër shtrirjet më të shpejta në shkallë vendi, jo vetëm në Shqipëri dhe Ballkan por në të gjithë Evropën.
Shtuar më 05/10/2008, ora 18:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori